Një inspektor komunal është kërcënuar me thikë derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, njofton Llapi.info
Sipas PK-së, rasti ka ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, të enjten rreth orës 10 e 30 minuta, transmeton Indeksonline.
I dyshuari është shoqëruar për intervistim në stacion policor dhe nga i njëjti është konfiskuar një thikë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info