Policia e Kosovës në raportin 24-orësh njofton se dje në Podujevë është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur përmes telefoni viktimën femër K/Shqiptare.

Sipas policisë, dyshohet se kanosja ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në mes të dyshuarit dhe vajzës së viktimës, ndërsa viktima kishte shkuar në stacion policor për ta denoncuar rastin.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Llapi.info