Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, këmbënguli sot se vetëm dy rezultate janë të mundshme nga takimet e sotme në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vucic, të paarsyeshmen palë që nuk është e habitshme e përcaktoi palën kosovare.
Sipas deklaratës së kryediplomatit serb Dacic për agjencinë serbe të lajmeve serbe Tanjug nuk ka hapësirë tjetër për kompromis përpos asaj që është kërkuar nga pala serbe deri tani, siç la të nënkuptohet.
“Është e qartë se kush mund të iniciojë këtë lloj incidentesh dhe adresa për presion është shumë e qartë. Nëse dikush dëshiron që këto presione të drejtohen nga Prishtina ose jo, këtë bashkësia ndërkombëtare duhet mes vete ta zgjidhin”.
Takimet rreth krizës në Veri kanë nisur që në mëngjes, së pari u takuan ndaras me ndërmjetësit evropiaë me kryeministrin Kurti pastaj me presidentin Vucic.
Në orën 10:00 ka nisur takimi tre palësh dhe nga raportet e para të pakonfirmuara ende nuk ka ujdi rreth krizës së targave.