Sot në lidhjen direkte të televizionit 7 në Express Morning, ka ndodhur një ngjarje jo fort e zakonshme dhe e ndryshme nga lidhjet që jemi mësuar ti shohim çdo dite në emision.
Pyetja drejtuar qytetarëve për sot ishte se nëse ishin të vetëdijshëm që java e dytë e muajit Maj konkretisht data 13 njihet si dita e nënës por që ndryshon nga vendi në vend, aty gazetari Ardian Gashi hasi në një zotëri i cili nuk ishte i gatshëm të përgjigjej në këtë pyetje dhe vijoi duke treguar hallin e tij. Quhej Hamdi Aliu.
Ai për Televizionin 7 tha që një përmbarues privat i ka ndërprerë të ardhurat të cilat mbahej familja e tij, ai i përlotur rrëfen më tej storien dhe duke akuzuar qeverinë e Kosovës ai kërcënoi me vetëvrasje, raporton Express
“Po dëgjojmë raste të ndryshme ku njerëzit në Kosovë po kryejnë vetëvrasje një gjë të tillë po na detyron ky vend ta bëjmë” u shpreh ndër të tjera ai.