“Ballkani është në pllakën tektonike të racës njerëzore, është zona ku qytetërimet historikisht janë përballur dhe janë përleshur përsëri. Pra, vlerësimi i saktë është se ne duhet ta përdorim NATO-n për të siguruar sigurinë ushtarake”, tha gjenerali i pensionuar i SHBA-së Ndonëse formalisht është kompetencë e tij, kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, tha se nuk e ndjen veten përgjegjës për mos dërgimin e Ligjit për gjuhët në Gazetën Zyrtare. Të martën, gjatë një brifingu me gazetar, kryeparlamentari Xhaferi theksoi se vendimin për ta çuar Ligjin në gazetën Zyrtare duhet ta marrin partnerët e koalicionit qeveritar.
“Unë nuk e njoh nocionin frikë. Puna e Ligjit nuk është çështje individuale e imja dhe nuk mund të mbaj unë përgjegjësi. Përgjegjësia është e të gjithëve. Do ta kisha ndjerë veten përgjegjës sikur më herët Ligji nuk do të kalonte në seancë plenare. Mendoj se koalicioni qeveritar duhet të jetë përgjegjës për këtë. Unë e kam kryer obligimin tim, kam nënshkruar Ligjin që në momentin kur i njëjti është votuar”, ka thënë Xhaferi. Ai përsëriti qëndrimin e tij se Ligji për gjuhët do të dërgohet në Gazetën Zyrtare në kohën e duhur, por siç tha ia, “vetëm nëse ka garanci të përgjithshme të të gjitha institucioneve se ai do të hyjë në fuqi”. Mes tjerash, duke iu përgjigjur pyetje së gazetarëve.