Shtëpia e heroit të kombit, Hasan Ramadani në fshatin Shajkoc të Podujevës, ka mbetur pa përkujdesje institucionale. E, për këtë është kërkuar edhe ndërhyrja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Këtë kërkesë e ka bërë këshilltari nga AAK, Patriot Rudari, njëherësh banor i këtij fshati. Sipas tij, këtë shtëpi e kanë vizituar të gjithë liderët e partive politike, transmeton Llapi.info
“Gjendja e Shtëpisë Qëndresë,e heroit të Kombit,Hasan Ramadani,ëdhtë pa përkujdesje institucione. Këtë Shtëpi Qëndresë e kanë vizituar të gjithë liderët e Partivë politike,por asnjëherë nuk e ka pasur gadishmërinë ,për të intervenuar dhe për ta mbrojtur këtë vlerë të madhe Kombëtare.Duke e ditur rëndësinë dhe vlerën që ka kjo Shtëpi Qëndresë,ku ra në Altarin e lirisë,heroi i kombit tonë nga Shajkoci,kërkoj nga kryeministri i shtetit,Ramush Haradinaj,që urgjentisht të intervenojë,për ta mbrojtur këtë vlerë të madhe historike e Kombëtare”, ka shkruar Rudari./Llapi.info