Isnije Hoti, nga fshati Jashanicë e Klinës, është duke u përballur me probleme të rënda shëndetësore.

Asaj i duhet ndihma e të gjithëve, për të grumbulluar një shumë të konsiderueshme parash, që i nevojitet për të bërë transplant të palcës së eshtrave.

Spitali që ka marrë përsipër trajtimin e Isnije Hotit po kërkon 50 mijë euro për të kryer të gjitha intervenimet e nevojshme mjekësore.

Familja kërkon nga bamirësit që kanë mundësi, të ndihmojnë Isnijen.

Të hollat mund të transferohen në xhirollogarinë bankare të mëposhtme, e cila është nën posedim të një familjari të Isnije Hotit.