Kërkesë për Ndihmë!
Të dashur miq,
Dua të ndaj me ju një ngjarje të vështirë që po kalon familja jonë. Vëllai im, Hamit Shala, është vetëm 20 vjeç dhe në gusht 2024 ai përjetoi një aksident të rëndë gjatë një zhytjeje, duke pasur si pasojë thyerjen e unazës së 6 të qafës.
Ai ka bërë një operacion të suksesshëm në Spitalin Amerikan, dhe ne jemi mirënjohës që Ministria e Shëndetësisë ka mbuluar 50% të shpenzimeve nga vlera 13.700€. Aktualisht, ai tashmë dy muaj është duke bëre Rehabilitim nëpërmjet teknilogjisë robotike në Turqi, kosto prej 29.500€ të cilën me ndihmen e familjareve kemi arrituar ta paguajmë.
Megjithatë, mjekët kanë rekomanduar edhe dy muaj të tjerë rehabilitimi, të cilat do të kushtojnë 28.250€. Kjo është një shumë e madhe për ne, dhe ne jemi në kërkim të ndihmës suaj.
Çdo kontribut, pavarësisht sa i vogël, do të ndihmonte shumë në këtë periudhë të vështirë.
Ju lutem, ndani këtë mesazh me miqtë dhe familjarët tuaj për të na ndihmuar të arrijmë sa më shumë njerëz.
Në linkun e mëposhtem ju mund të dhuroni shumen të cilen deshironi.
Faleminderit nga zemra për çdo ndihmë!
Me respekt,
Behar Shala
https://www.gofundme.com/f/help-for-my-brother-with-spinal-cord-injury?attribution_id=sl:7734861c-074b-4b5b-889d-745e612d7ebb&lang=en_US&utm_campaign=man_sharesheet_dash&utm_medium=customer&utm_source=facebook