Heqja e Udhëzimeve Administrative të përkohshme të cilat janë tash e 10 vite dhe ndryshimi i mënyrës së subvencionimit ishin tema kryesore për të cilën Oda e Afarizmit të Kosovës pati një takimin me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.
Përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës theksuan se problemet e të bërit biznes në sektorin që e mbulon kjo Ministri janë të shumta dhe se është nevojë immediate që qeveria e Kosovës, përkatësisht kjo Ministri të merret shumë më shumë në mënyrë që bizneset dhe fermerët të kenë lehtësira më të mëdha dhe ambienti i të bërit biznes në këtë sektorë të ndryshojë pozitivisht.
Duke i marrë parasysh këto OAK i theksoi Ministrit Rikalo disa kërkesa të cilat janë duke e rënduar shumë këtë sektorë.
Nga viti i ardhshëm subvencionimi në bujqësi të bëhet në sasi dhe jo siç është tani në sipërfaqe.
Të hiqet vendimi për ndalimin e përkohshëm të ndërrimit të pasurisë së paluajtshëm nga MBPZHR i marrë më shumë se 8 vjet më parë ( me 20.07.2010).
Të hiqet kufizimi i marrjes së tokave për 5 vjet dhe 5 hektarë nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës.
Të bëhet regjionalizimi i subvencionimeve në Kosovë sipas zonave me produkte të caktuara.
Të gjitha këto kërkesa OAK i arsyetoi një nga një duke u bazuar në kërkesat e bëra nga bizneset, mosefikasiteti në praktikë dhe pengesat e mëdha që janë duke i bërë këto vendime zhvillimit të bujqësisë dhe biznesit në përgjithësi. Gjithashtu, kjo formë e subvencionimit ka rritë në letër sipërfaqet me të mbjella ndërsa ka zvogluar sasinë e prodhimit të grurit, mjaltit e të gjitha produkteve të tjera.
Ministri Rikalo falënderoi OAK-në për takimin dhe premtoi shyrtimin e vendimit për ndalimin e përkohshëm të ndërrimit të pasurisë së paluajtshëm nga MBPZHR.
Sa i përket pikës 3, Rikalo theksoi se kjo mund të bëhet vetëm pasi të ndryshoj ligji aktual.
Rikalo kërkoi nga OAK një propozim konkret se si do të dukej ndryshimi i subvencionimit nga sipërfaqja në subvencionimin në sasi me çka OAK u zotua se do të ja dërgoj gjatë këtij muaji.
Ministri gjithashtu njoftoi për ligjin e ri që është dërguar në Qeveri dhe sipas tij pritet që brenda 3 muajve t’i kaloj procedurat dhe të hyjë në fuqi.
Ai theksoi se gjatë këtij viti janë subvencionuar rreth 50.000 hektarë me grurë dhe mbi 180.000 koshere me bletë.
OAK theksoi se do të jap kontributin e saj gjatë diskutimit në grupet parlamentare.
Gjatë këtij takimi të dy palët u pajtuan për rritje të bashkëpunimit pasi që bujqësia konsiderohet si një sferë e rëndësishme e zhvillimit të vendit.
Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Kryetari i bordit Skënder Krasniqi, anëtarët e bordit Jehona Ademaj Sejdiu, Hysni Zogaj, Lulzim Begaj, koordinatorja Donika Gashi dhe biznesmeni Burim Piraj.