Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Podujevë. Një grua po dyshohet se ka kryer abort të paligjshëm. Për rastin janë deklaruar Policia e Prokuroria. Ndërkohë, detaje tronditëse janë mësuar për rastin.

Dy gratë e dyshuara del se kanë lidhje familjare. Nënë e bijë. Vajza 19 vjeçare po dyshohet se me nënën e saj kanë kryer veprën penale “vrasje e foshnjës gjatë lindjes”.

Gruaja shtatzënë është njëra nga të arrestuarat e cila dyshohet se ka kryer abort të kundërligjshëm dhe më pas ka kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Vajza 19-vjeçare në bashkëkryerje me nënën e saj, sipas raportimit të Sinjalit pasi e ka lindur foshnjën në banjon e shtëpisë derisa ka qenë rreth 7-muajshe – dyshohen se e kanë hedhur në tualet.

Ndaj 19 vjeçares Prokuroria ka paraqitur kërkesë për paraburgim.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Prokurorisë Laureta Ulaj.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, pranë gjykatës kompetente, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj XH.L., për shkak të veprës penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së”, tha Ulaj.