Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, kanë realizuar një aksion të dielën, me ç’ rast nga ky aksion janë konfiskuar tetë paketime marihuanë, me peshë 81.5 kg dhe tri vetura, transmeton Llapi.info

Lexo edhe: Aksioni i Policisë në Podujevë: U Konfiskuan rreth 82 kg drogë, 3 vetura dhe janë arrestuar tre persona

Sipas këtij njoftimi, dyshohet se me këto vetura, të dyshuarit me inicialet, M.S., M.A., dhe D.G., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, më 30.06.2019, të njëjtit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ndaj tyre është ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.​/Llapi.info