Ka përfunduar protesta e organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Kryetari i BSPK-së Avni Ajdini ka thënë se sot po protestojnë për t’i dërguar mesazh Qeverisë që të zbatohet Ligji i Punës, të ngritet paga minimale, të ngritet siguria në punë dhe të respektohet Kontrata Kolektive.
Sipas tij paga minimale duhet të bëhet 250 euro e jo që dikush ta ketë pagën 3 mijë euro e dikush 170 euro.
“Ne sot jemi unik jemi së bashku të gjithë punëtorët pavarësisht që nuk ka numër të madh por mesazhi jonë është të zbatohet ligji të ngritet paga minimale, siguria në punë të respektohen kontratat kolektive dhe individuale që ka shkelje masive. Duhet të zbatohet ligji, boll ma. Nëse nuk i kërkojmë të drejtat tona ato nuk realizohen. T’i kërkojmë të drejtat tona me ligj. Nuk duam fjalë boshe, por të realizohen të drejtat tona. Paga minimale duhet të jetë 250 euro. Duhet të bëhet nivelizimi i pagave jo dikush 3 mijë euro e dikush 170 euro. Kjo nuk do të jetë protesta e vetme. Nëse nuk realizohen të drejtat tona do të ketë protesta dhe më masive dhe s’do ta presim 1 Majin”, tha Ajdini.