Një person është arrestuar dje në fshatin Kërpimeh të Komunës së Podujevës, njofton Llapi.info.
Sipas PK-së, arrestimi i tij është bërë pasi që i njëjti i ka djegur viktimës ushqimin e bagëtive.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e përditshëm të Policisë së Kosovës.
Pa dhënë detaje tjera, Policia rastin e ka cilësuar si “zjarrvënie”./Llapi.info