Simbolike është quajtur ndihma e Komunës së Podujevës për shoqatën “Handikos” qendra e rehabilitimit të bazuar në bashkësi.

Janë 14 mijë e 938 euro që kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka propozuar të ndihmohet kjo shoqatë, të cilin vendim e kanë miratuar këshilltarët komunalë, shkruan sot “Koha Ditore”. Por, është kërkuar që krahas kësaj shoqate të ndihmohen edhe shoqatat e tjera në këtë komunë.

Shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Rafet Llapashtica, ka thënë se duhet të ndihmohen edhe personat me sindromin down e ata me autizëm në rast se ka në këtë komunë.