Instituti Hidrometerologjik i Kosovës tregon për motin që do të mbajë në fundjavë. Sipas këtij insititucioni vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

“Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale  me diell. Në pjesen e parë të ditës vende-vende do të krijohen kushte për mjegull të intensitetit mesatar. Vlera minimale e temperaturës gjatë  vikendit do të lëvizë ndërmjet -4 deri -6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

IHMK thekson se shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlerat e normales, por ka tendencë të ulet gjatë javës së ardhshme, lagështia relative e ajrit në mëngjes do të jetë rrethë 98% , gjatë ditës parashihet të bie rrethë 74%. Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare.