Deri më tani, sipas Institutit të Shëndetësisë Publike, në qytetin e Podujevës janë regjistruar katër raste me virusin korona, njofton Llapi.info.
Për këtë, janë futur në karantinë tri fshatra të kësaj komune.
Masat e ndërmarra kundër përhapjes së COVID-19 nga Qeveria e Kosovës po zbatohen me përpikëri edhe në vetë qytetin e Podujevës.
Këtë e dëshmon edhe një video në të cilën shihen rrugët e zbrazura gjatë kohës së kufizimit të lëvizjes së qytetarëve.
Ndërkohë, numri të prekurve me këtë virus në Kosovë ka shkuar në 94./Llapi.info