Takimi i fundit i nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq i mbajtur të hënën ka përfunduar pa asnjë rezultat konkret edhe përkundër bisedave të gjata që ishin zhvilluar.

Duke qenë se palët s’kishin arritur kompromis për çështjen e targave, kreu i diplomacisë Evropiane, Josep Borell, pas takimit kishte drejtuar gishtin kah kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke thënë se Kosova “s’ishte treguar konstruktive”.

Për këtë Kurti ka folur edhe në një intervistë për gazetën gjermane, Frankurter Allgemeine Zeitung, duke iu kundërpërgjigjur ndërmjetësit Josep Borell, shkruan Express.

Siç citohet nga gazetari gjerman Martens, Kurti ka thënë se “unë s’jam kokëfort, jam parimor”.