BMW M8 në version Gran Coupe së fundmi ka marrë dritën e gjelbër dhe kështu u ka dhënë disa dizajnerëve të pavarur idenë që në botën virtuale “të luajnë” pak me disa versione të reja të këtij modeli.

Kështu, dizajneri i njohur i pavarur X-Tomi Design ka shpalosur idenë e tij se si mund të duket BMW M8 në version Touring, transmeton Koha.net.

Megjithatë, ashtu sikurse me rastin e BMW X6 M në version kabrio të cilin e ka ideuar i njëjti dizajner, edhe ky M8 do të mbetet vetëm si ide pasi që BMW nuk planifikon diçka të ngjashme.

BMW M8 Touring i mundshëm, nën kofano do të mund të kishte motorin 4.4-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 600 kuajfuqi, ose 625 kuajfuqi për versionin më të fuqishëm M8 Touring Competition.