Për ditën e diel parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

Masat e ajrit të cilat vijnë nga pjesa juglindore e kontinentit do ta zbusin këtë gjendje duke krijuar kushte që në gjithë territorin e vendit të ketë ngritje të vlerave maksimale për dy deri tri gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri -4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.