Jusuf Buxhovi, njëri nga themeluesit e partisë më të vjetër në vend, Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka publikuar një dokuemnt me emrat e 23 nënshkruesve për themelimin e saj.
Pasnesër, bëhen 32 vjet nga themelimi i LDK-së. Kryetar i parë i kësaj partie ishte zgjedhur ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Rugova që njihet si udhëheqësi historik i LDK-së, e drejtoi këtë parti deri sa vdiq në vitin 2006.
Postimi i Jusuf Buxhovit në Facebook.
Në vigjilie të 32 vjetorit të themelimit të LDK-së (4)
DOKUMENT:
Këshilli nismëtar për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës:
1.Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe gazetar
2.Dr. Zekeria Cana, historian
3.Milazim Krasniqi, shkrimtar
4.Ajri Begu, ekonomist, shkrimtar
5.Dr. Ibrahim Rugova, studiues i letërsisë
6.Bujar Bukoshi, mjek
7.Fehmi Agani, profesor
8.Ibrahim Berisha, gazetar
9.Mehmet Kraja, shkrimtar dhe gazetar
10.Ali Aliu, kritik letrar
11. Dr. Zenel Kelmendi, mjek
12.Ramiz Kelmendi, shkrimtar
13. Akademik Idriz Ajeti
14.Akademik Dërvish Rozhaja
15.Akademik Mark Krasniqi
16.Profesor Anton Çetta
17.Zenun Çelaj, gazetar
18.Mustafa Radoniqi, avokat
19.Basei Çapriqi, shkrimtar
20.Xhemail Mustafa, gazetar
21. Jusuf Bajraktari, historian
22 Hysen Matoshi, gazetar
23. Neshet Nushi, ndërmarrësë
(Renditja në listë sipas nënshkrimeve).