Dy personat të cilët humbën jetën dje në një aksident trafiku i cili ndodhi në magjistralën Prishtinë-Ferizaj, ishin nga Lipjani.
Mehmedali Azemi dhe Besnik Azemi si pasoj e këtij aksidenti humbën jetën.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Lipjan, Daut Azemi përmes një postimi në facebook ka ngushëlluar familjen Azemi me rastin e vdekjes.
Po ashtu Kresuesi Azemi ka njoftuar se varrimi do të bëhet nesër nga ora 13:00 në fshatin Babush i Muhaxherëve.
Postimi i plotë i Daut Azemit:
Varrimi i dy bashkëvendasëve dhe kusherinjëve tanë Mehmedali Azemi dhe Besnik Azemi të cilët humben jetën tragjikisht në aksident trafiku, ju njoftojmë se do të bëhet ditën e Mërkurë më 30.05.2018 në kohën e namazit të drekës (13:00) në fshatin Babush i Muhaxherëve.Zoti i mëshiroft. Ngushëllime familjes, bashkëvendasve dhe të gjithëve që i njohën këta dy djem tu urtë, të sjellshëm dhe familjar të mrekullueshëm.
Ndërsa Policia Kosovës përmes një raporti ka njoftuar se me vendimin e prokurorit dy trupat e pa jetë dërgohen për obduksion në IML.
Magj. Prishtinë-Ferizaj, Fsh. Llugagji, Lipjan 28.05.2018-14:20. Raportohet aksident trafiku me fatalitet me përfshirjen e një autobusi të udhëtareve me tri veturave si dhe një automjeti të parkuar, me vozitës meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar dy persona, një vozitës dhe një pasagjer meshkuj K/Shqiptarë. Gjithashtu lëndime trupore kanë pësuar edhe dy pasagjere femra K/Shqiptare. të cilat janë hospitalizuar në QKUK-ë. Rastit ju kanë përgjigjur gjitha njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit dy trupat e pa jetë dërgohen për obduksion në IML, kurse vozitësi i dyshuar dërgohet në qendrën e mbajtjes. Rasti mbetet të hetohet, njofton Policia Kosovës.