Kreu i LDK-së në Podujevë, Agim Veliu do t’i prijë listës së kandidatëve për deputetë nga dega e kësaj partie në këtë komunë, raporton Llapi.info.

Veliu, i cili dha dorëheqje nga kryetarllëku i Podujevës për t’u emëruar ministër i Punëve të Brendshme, do të jetë në krye të kësaj liste.

Siç mëson Llapi.info, përveç Veliut, nga LDK-ja e Podujevës do të jetë edhe pesë kandidatë të tjerë.

Fatlume Jaha, Zahide Gërvalla, Fidan Rekaliu, Ekrem Hyseni dhe Visar Hoti janë kandidatët tjerë të kësaj partie për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt.

KQZ-ja po ashtu mori vendim që periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës të fillojë më 13 janar dhe të përfundojë më 21 janar./Llapi.info