Të enjten është bërë publik në Gazetën Zyrtare, Ligji për Paga.

Në dokument janë bërë të ditur edhe koeficientët e pagave për punëtorët publikë, përfshirë këtu edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Sipas këtij ligji, koeficientin më të lartë e ka Drejtori i Përgjithshëm (14.5), pasuar nga zëvendësdrejtori (12.8), e të tjerë.

Megjithatë, ende nuk dihen vlerat e këtyre koeficientëve.

Tabela me koeficientët për pjesëtarë të Policisë së Kosovës sipas ligjit të ri për paga
Në pikën 3 të nenit 7 të Ligjit, tregohet edhe se si do të bëhet llogaritja e pagës për punëtor.

“Vlera e pagës bazë (v), për punën e kryer me orarë të plotë, llogaritet duke shumëzuar koeficientin për orë pune (x), me orët e realizuara përgjatë muajit (y), me vlerën monetare të koeficientit (z)”, bëhet e ditur në dokument.

Sipas draft ligjit, ky ligj parashihet të hyjë në fuqi një muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare.