KF. “Llapi” pas suksesit që pati në këtë sezonë, duke siguruar hyrjen në Superligë të Kosovës dhe shpalljes kampion i Ligës së Parë për vitin 2014/2015, është duke vazhduar nënshkrimin e kontratave me lojëtarët që do jenë pjesë e këtij ekipi për sezonën 2015/2016.

Getoar Dragusha, Alban Mavriqi, Mërgim Boshnjaku dhe Dardan Jashari, janë lojtarët të cilët deri tani kanë nënshkruar vazhdimin e kontratës me KF. “Llapi”. Kjo është bërë e ditur përmes postimeve të këtij klubi në faqën e tyre në facebook.

Një gjë të tillë për llapi.info e ka konfirmuar edhe Nexhat Dumnica, drejtor i KF. “Llapi”.

I pyetur se cilët janë lojtarët që kanë nënshkruar vazhdimin e kontratës me KF. “Llapi”, Dumnica ka thënë se të gjithë lojtarët kanë nënshkruar vazhdimin e kontratës.

Por, portieri Armend Blakqori nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët me kryesinë e KF. “Llapi”. Një gjë të tillë e ka thënë vet Blakqori në një prononcim për GazetënOlle.com

“Kemi biseduar me krerët e Llapit për vazhdimin e kontratës, mirëpo nuk jemi marrë vesh. Ende nuk kam vendosur se ku do të luajë në edicionin e ri, por një gjë të tillë do ta bëjë së shpejti”, pati thënë Blakqori.

Se kryesia e KF. “Llapi” nuk ka arritur të gjejë një gjuhë të përbashkët me portierin Armend Blakqori, e konfirmon edhe fakti se portieri Afrim Ademi do i bashkangjitet KF.”Llapi”.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një postimi në faqën zyrtare në facebook të KF. “Llapi”./Llapi.info