Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Podujevës ka publikuar emrat e mjekëve dhe infermierëve që janë pranuar në konkursin e fundit të QKMF-së, shkruan Llapi.info.

Sipas këtyre listave, në këtë konkurs janë pranuar katër mjekë dhe katër infermierë.

Mjekët e pranuar janë: Edonë Ademi, Florentina Gashi, Albon Uka dhe Alberta Humolli.

Kurse, infermierët janë: Laurenta Bogujevci, Blerandë Spahiu, Jehona Neziri dhe Ebuhare Kamerolli.

Në njoftim është bërë e ditur se kandidatët e pakënaqur me rezultatin kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh, nga dita e publikimit të këtij vendimi.

Ankesa i drejtohet  Komisionit të Ankesave.

 

 

 

 

 

/