Dega e Lidhjes Demokratike në Podujevë e ka gati listën e të nominuarve për deputetë.
Indeksonline mëson se në listë janë pesë kandidatë ndërsa mungon emri i Shpejtim Bulliqit.
Vezir Januzi, Agim Kikaj, Limon Zeqiri, Florie Besholli dhe Fidan Rekaliu janë të nominuarit e degës së LDK-së në Podujevë për deputetë.
Këshilli i Përgjithshëm pritet që shumë shpejt të vendosë për emrat final që do të jenë në mesin e kandidatëve për deputetë nga kjo parti.