Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), nga sot deri në fund të këtij viti do të bëjë kontrollimin apo hetimin e pasurisë për disa zyrtarë komunalë të Podujevës, shkruan Llapi.info.
Hetim të plotë të pasurisë do të ketë edhe për deputetin e VV-së nga Podujeva, Fitim Haziri.
Kontrollit të plotë të pasurisë nuk do t’i shpëtojnë zyrtarë të lartë komunalë, por edhe disa asamblistë të Kuvendit të Podujevës.
Në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe drejtorë të Drejtorive në Komunën e Podujevës. Pasuria do t’i hetohet edhe nënkryetares së Komunës, Marigona Lahu.
Përveç saj, AKK do t’i hetojë pasurinë edhe të drejtorit për Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani, drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj dhe drejtorit të Arsimit, Avni Fetahu.
Hetim të pasurisë do të ketë edhe për këshilltarët e LDK-së, Ekrem Rrahmani dhe Naim Çunaku, këshilltarin e OBKD-së, Gazmend Islami, këshilltarët e VV-së, Ragip Fetahu, Adelina Stublla, Florent Hasani dhe Sebastina Vokrri.
Kontrollit të plotë të pasurisë s’do t’i shpëtojnë as këshilltarët e AAK-së në Podujevë, Mrika Thaçi dhe Arbnor Fazliu.
Edhe anëtari i bordit të drejtorëve, Nexhat Kastrati dhe auditorit Valon Potera, do t’u hetohet pasuria./Llapi.info