Ndonëse disa prej tyre kishin zhvilluar fushatë për veten dhe partinë e tyre, sipas të dhënave të KQZ-se del se disa kandidatë nuk e kanë votuar as veten tyre, shkruan Llapi.info.
Një veprim i tillë ka ndodhur edhe në Komunën e Podujevës ku gjithsej 10 kandidatë për Asamble Komunale nuk e kanë votuar as veten e tyre.
Kandidatët të cilët nuk kanë marrë as edhe një votë në zgjedhjet lokale, më së shumti dalin të jenë nga Partia Organizata e Ballit Kombëtar Demokrat.
Sipas të dhënave të KQZ-së,
Gëzim Shala,
Ferdane Jusufi,
Mersime Januzi,
Egzona Kaqandolli,
Ilaz Fejzullahu,
Nazer Xhaka dhe Edon Tahiraj nga Partia Organizata e Ballit Kombëtar Demokrat nuk e kanë votuar as veten e tyre.
Ndërsa nga PD, PDAK dhe PAI del se vetëm nga një kandidatë nuk ka marrë asnjë votë.
Lironë Gashi – nga Partia e Drejtësisë del se nuk ka marrë asnjë votë.
Zymrie Alija – Nga Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës, nuk ka marrë asnjë votë.
Fjola Tatari – Partia e Ashkalinjëve për Integrim –nuk ka marrë asnjë votë.
Më poshtë mund t’i shihni tabelat: