Për shkak të Ditës së Çlirimit të Podujevës, kjo komunë ka paraparë që nesër ( 19 qershor) të organizojë një sërë aktivitetesh, njofton Llapi.info.
Sipas njoftimit programi i aktiviteteve do të fillojnë në ora 14:00 me promovimin e librit “Aromë lulëkuqesh” i autorit Abdullah Blakçori
Nga ora 16:00 – Turne në futboll të vogël – femrat, ekipet pjesëmarrëse: Llapi – Podujevës Dugagjini – Klinës, Vizioni – Ferizajt dhe Malisheva – Malishevë.
Vendi: Palestra e sporteve “Hakif Zejnullahu”
Nga ora 18:00 do të ketë ekspozitë e artit figurativ (nxënësit e shkollave fillore), në hollin e Teatrit “Avdush Hasani”
Kurse, nga ora 20:00 do të mbahet koncert i Sh.K.A. “Josip Rela” dhe Forumi Rinor i Ashkalive.
Vendi: Sheshi i qytetit
Kutojmë se gjatë ditës së sotme Podujeva veçse ka filluar aktivitetet e saja për shënimin e 19 qershorit në palestrën e sporteve “Hakif Zejnullahu” ku nën përkujdesjen e e të parit të komunës, Agim Veliu, u mbajt Turneu Memorial në Karate./ Llapi.info