Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së sotme ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për 37 Kuvendet Komunale që u mbajtën të dielën e 22 tetorit.
Gjatë kësaj mbledhjeje, u shpallën edhe rezultatet përfundimtare të balotazhit për kryetar në 17 komuna përfshirë edhe Podujevën, raporton Llapi.info
Sipas rezultateve të KQZ-së, kryetari tashmë i zgjedhur Agim Veliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës, mblodhi 20,027 të votave apo në për qindje 63.78%.
Ndërsa kundërkanditati i tij në balotazh Ajet Potera nga LVV, arriti 11.373 të votave apo në për qindje 36.22%, njofton KQZ, transmeton Llapi.info