Fshati Dumnicë, Shtedim, Mirovc, Livadicë, Surkish, Shajkofc, Herticë, Sfeqël, Surdullë, Drazhnjë, Rakinicë, Livadicë si dhe Dogana, pritet që të mbesin për rreth katër orë pa energji elektrike më datën 19 dhjetor të këtij viti, shkruan Llapi.info.
Sipas KEDS reduktimi i energjisë elektrike do të zgjatë nga ora 11:00 deri në ora 15:30. Sipas tyre energjia elektrike në këto fshatra pritet të rikthehet pas përfundimeve të punimeve të cilat po bëhen në këto rrjete.
Më poshtë ua sjellim edhe njoftimin e KEDS:
1.
Më 19.12.2016 në NS 220/35/10 kV Podujeva do të shkyçet:
Dalja 10 kV Livadica (14000011) prej orës 11:00 deri në ora 15:30
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dumnicë, Shtedim, Mirovc, Livadicë dhe Dogana.
Arsyeja e ndërprerjes: promontimi i shtyllave 10kV.
Më 19.12.2016 në NS 220/35/10(20) kV Podujeva do të shkyçet:
Dalja 10 kV Ballovc (Kodi: 14000008) prej orës 11:30 deri në orën 15:30
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Surkish, Shajkofc, Herticë, Sfeqël, Surdullë Drazhnjë dhe Rakinicë.
Vendosja e shtyllave në LP 10 k V Ballofici në fshatin Sfeqël.