KEDS-i ka njoftuar se sot disa vende të Podujevës do të kenë mngesë të energjisë elektrike, si pasojë e disa punimeve, shkruan Llapi.info.

Sipas KEDS-it, në e poshtëshënuara nuk do të ketë rrymë për disa orë.

Njoftimi i plotë:

TS 35/10 kV Batllava do të ndërprehet: Dalja 10 kV Orllani (kodi: 14015002) prej ores 10:00 deri në ora 15:00.

Vendet: Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci1 dhe 2, Orllani, Vikendicat, Te Zahir Pajaziti.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave, shtrëngim i përçuesve.

TS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Fshatrat 1 (kodi: 14000009) prej ores 09:00 deri në ora 16:00.

Vendet: Sekiraqa, Poteret, Qershijat, Kamerollet, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Kunushefc 1 dhe 2. Burice, Gllamnik dhe Llapashticë e Ulët.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni.

Në TS 220/35/10kV Podujeva, nga LP 10[kV] Bajqinë-Pollatë do të nderprehet: NS-10/04kV Bajqinë-Sogojevët (me kod:14000014144) nga ora 11:00 deri ora 15:00.

Vendet: Lagjja Sogojevët në Bajqinë.

Arsyeja: Punime në projektin Bajqinë-Sogojevët./Llapi.info