Fshati Obranqë, Peran, Bajqinë, Bradash, Katunishtë, Lepajë, Dobratin, Revuq si dhe fshati Pakashticë nuk do të kenë energji elektrike nesër në mëngjes, nga ora 09:00 deri në ora 11:00, dhe pasdite, nga ora 13:00 deri në ora 16:00, shkruan Llapi.info.
Arsyeja e kësaj ndërprerje të energjisë elektrike është ngritja e shtyllave 10kV në këtë rrjet..
Kështu ka bërë me dije KEDS përmes një njoftimi për media.
Njoftimi i plotë:
“Më 29.12.2016, në NS 220/35/10(20) kV Podujeva do të shkyçet: Dalja 10 kV Letanci (Kodi:14000012), prej orës 09:00 deri në ora 11:00 dhe nga ora 13:00 deri në ora 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin: Obranxha, Perani, Bajqina, Bradashi, Katunishta, Lepaja, Dobratini, Revuqi, Pakashtica.
Arsyeja e ndërprerjes: Ngritja e shtyllave 10kV.”