Drejtori i drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi bashkë me zyrtarë të emergjencave vizituan fshatrat Tërrnavë, Halabak, Dyz dhe Gërdoc, të cilat pas reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesin e sotëm patën vërshime, njofton kumtesa, transmeton Llapi.info.

Drejtori Selimi është interesuar për dëmet që u janë shkaktuar banorëve nga vërshimet dhe për nevojat që janë shfaqur.

Ekipet Emergjente kanë bërë internevimet e nevojshme në këto zona duke bërë që situata t’i kthehet normalitetit.
Drejtori Selimi theksoi se në këto fshatra do të vazhdohet të punohet në sanimin e problemeve në rrjetin e kanalizimit dhe në shtratin e lumenjëve, në mënyrë që të minimizohet rreziku ditëve në vijim nga vërshimet.

Llapi.info ka raportuar dje sot për këto vërshime, duke publikuar edhe pamjet, ku shihet se uji ka pushtuar oborre, stalla dhe shtëpi në Dyz dhe Tërrnavë./Llapi.info