Të mërkuren në Qendrën Korrektuese në Dubravë, me qëllim të parandalimit të aktiviteteve ilegale është kryer një operacion bastisjeje nga ana e Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Përmes kësaj fotografie, tregohet se çka u gjet dhe konfiskua brenda këtij burgu.
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Policia e Kosovës pas realizimit të këtij operacioni kanë njoftuar se janë gjetur disa gjëra te palejueshme siç janë: dy telefona celularë, tri sim kartela, një peshore e vogël, një kaçavidë, një usb me një palë kufje, kater mjete të improvizuara shpojse dhe dhjetë tableta të dyshimta.
Këto janë gjërat që u gjetën dje brenda burgut të Dubravës:
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se do të vazhdojë me këto operacione të rregullta të bastisjes me qëllim të eliminimit të dukurive negative si dhe rritjes se nivelit të sigurisë.