Komuna e Podujevës, edhe sivjet, ka parashikuar të ndajë miliona euro për asfaltimin e rrugëve në qytet dhe fshatra të saj, shkruan Llapi.info.
Punimet pritet të nisin me përmirësimin e motit, ndërkohë që më parë do të hapen tenderët për kompanitë punëkryese.
Për këtë vit, komuna ka parashikuar të asfaltojë rrugët në 24 fshatra.
Asfaltim rrugësh do të ketë në qytet dhe fshatrat;
Orllan me rrethinë, Balloc, Lupç, Letanc, Gërdoc, Dumnicë, Repë, Bradash, Llaushë, Dobërdol, Bajçinë, Siboc, Revuçë, Zakutë, Obrançë, Tërnavicë, Sfeçël, Shtedim, Sallabajë, Katunishtë, Shakovicë, Surkish, Gllamnik, Livadicë, Penuhë, Konushec, Lluzhan, Shajkoc, Llugë dhe Kaçibeg,
Përveç kësaj, gjatë këtij viti do të ketë edhe shtrirje të rrjetit energjetik, si dhe ndërtimi i trotuareve në disa pjesë të Podujevës.
/llapi.info/