Një veprim mjaft i prapritur ndodhi sot në memorialin e Jasharajve në Prekaz.

Gjersa kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, po bëheshin gati të flisnin para kamerave, një aktor mbajti një fjalim emocionues në maje të shtëpisë.

Bëhet fjalë për regjisorin nga Podujeva, Sokol Plakolli, i cili njihet si kundërshtues i madh i regjimit serb.

Më poshtë janë vargjet që sot Plakolli deshi t’i thote nga maja e memoralit:

AKTI – VII- të
(Akti final)
Seç janë ngritë shumë barbarë
Përmbi djep të Shqiptarisë
Dojnë me e zhdukë e dojnë
Me e nda tokën e nderë të Ilirisë
Nuk kanë emër as fytyrë
Nuk kanë besë e trimëri
E mohojnë një minxyrë
Kuptimin e fjalës Tradhëti
Të ofrohet mu si Vllau
Të pandehë se të don
Jo vëllezër ky është
Shkjau
Të humbë nderi po i beson
Seç mendojnë ata kan harrue
Se kjo tokë s’ duron robni
Kaloi shekuj e pushtueme
Por su ndal kurrë për liri
Behini pra ju o shqipëtarë
Me një flamur në dorë
Të na vej puna mbarë
Të mos quheni tradhëtor
…
Kurse ju të pa njohurit
Ju prej mishi e kocke
Vërtiteni nga salla në sallë
Nga partia në parti
E fyeni njëri tjetrin
Nuk flisni kurrë për teatrin
Flisni për plazhet
Për makinat
Për gjithfarë marrëveshjesh
E gjithfarë qeverishë
Pa ju shkuar mendja se
Adem Jashari është i gjallë
Në mesin tuaj
Dhe ai mundë të shfaqet
Kurdo
Në një mëngjes me shi
Mu si atëherë
(Vijon…)

Aktori kosovar i lë pa fjalë të pranishmit në Prekaz, respektohet nga Albini, baci Rifat dhe Vjosa

Aktori kosovar i lë pa fjalë të pranishmit në Prekaz, respektohet nga Albini, baci Rifat dhe Vjosa

Gepostet von IndeksOnline am Samstag, 7. März 2020