KEDS-i njofton konsumatorët e energjisë elektrike se nesër më 17 mars 2016 nuk do të ketë energji elektrike në disa pjesë të Podujevës, transmeton Llapi.info.
Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike do të jetë prej orës 13:30 deri në orën 20:30.
Arsyeja e ndërprerjes është ndërrimi i shtyllave, izolatorëve, konzollave dhe i përçuesive.
Sipas njoftimin këto janë vendet që nuk do të kenë energji elektrike nesër:
Më17.03.2016 (e enjte) në NS 220/35/10 kV Podujevë do të shkyçet:
Dalja 10 kV Llausha,( 14000013) prej orës 13:30 deri 20:30.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Dumnicë, Llaushë, Dobërdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull dhe Marincë.
Arsyeja: punime në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike ( ndërrimi i shtyllave, izolatorëve, konzollave dhe i përçuesit ).
Më 17.03.2016 (e enjte) në NS 220/35/10 kV Podujevë do të shkyçet:
Dalja 10 kV fshatrat 1,( 14000009) prej orës 13:30 deri 20:30.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Llapashticë, Sekiraqë, Gllamnik, Konushevc, Buricë dhe Penuhë.
Arsyeja: punime në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike ( ndërrimi i shtyllave, izolatorëve, konzollave dhe i përçuesit )./Llapi.info