KEDS përmes një komunikate për medie ka njoftuar se nesër pa energji elektrike do të mbesin disa vende në territorin e Kosovës. Në mesin e këtyre vendeve janë edhe disa fshatra të qytetit të Podujevës, shkruan Llapi.info.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Podujeva pjesërisht, Sibofci, Lluzhani, Penuha, Lupçi i Epërm, Lluga, Majaci dhe Popova. Këto vende pa energji elektrike do të mbesin prej orës 08:00 deri në orën 12:00.
Sipas KEDS-it arsyeja e shkyçjes është revizioni i daljes 10kV./Llapi.info