KEDS ka njoftuar se në ditët e ardhshme sërish do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në qytetin e Podujevës.

Sipas tyre këto ndërprerje të cilat do të bëhen më 1 shkurt do të zgjasin vetëm nga një orë, njofton Llapi.info
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike prej orës 11:00 deri në ora 12:00 do të mbesin: Spitali, Kombinati,Bankosi dhe Sh.f. “Shaban Shala”.

Nga ora 12:00 deri në 13:00 pa energji do të mbesin Rr.Skenderbeu, rr.Brigadat (një pjese) dhe Ujësjellësi i qytetit, ndërsa, prej orës 13:00 deri në ora 14:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Te Tregu i shtazëve,Viadukti dhe Ina e vjetër.

Sipas KEDS- it arsyeja e shkyçjes është shqyrtimi i mbrojtjes rele./Llapi.info