Reduktimet e energjisë elektrike do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme. Këtë e ka bërë të ditur KEDS përmes një kumtese ku ka lajmëruar se ndërprerje të rrymës do të kenë disa lokalitete të Kosovës, njofton Llapi.info.

Këto ndërprerje do të përfshijnë edhe disa fshatra të Podujevës, reduktime këto që do të zgjasin deri në 4 orë.

Prej orës 08:00 deri në ora 12:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin:Te Tregu i Bagëtive, Viadukti dhe Ina e vjetër.

Ndërsa, prej orës 12:00 deri në ora 16:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Dumnicë, Llaushë, Doberdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull dhe Marincë.

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljes 10kV./Llapiinfo