KEDS-i përmes një kumtese për media njoftoi vendet që nuk do te kenë energji elektrike për ditën e premte në Podujevë, arsyeja e ndërprerjes sipas kësaj kumtese është se do të bëhet lidhja e trafos, raporton Llapi.info
Sipas tyre: Më 13.10.2017 në TS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet:
• Dalja 10 kV Llausha (Kodi14000013) prej orës 08:00 deri në orën 11:00 dhe prej orës14:00 deri në orën 17:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat:Dumnicë, Llaushë, Dobërdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull dhe Marincë.
Arsyeja e ndërprerjes: Lidhje e trafos./Llapi.info