Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të cilën e udhëhoqi kryesuesi Hilmi Hoxha, e ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, nënkryetarja Marigona Lahu, anëtarët e ekzekutivit, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të OSBE-së dhe media.

Gjatë mbledhjes u dha informatë për aktivitetet e Këshillit Komunal për siguri në bashkësi – KKSB, për vitin 2022 nga kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, Informatë e Drejtorisë së Arsimit për vitin shkollor 2022-2023, u diskutuan Raporti i Auditorit të përgjithshëm për Komunën e Podujevës, për vitin fiskal 2022 dhe Raporti Financiar i Komunës së Podujevës, për periudhën Janar – qershor 2023.

Ndërsa, gjatë mbledhjes u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës si;

● Propozim Vendimi për transferim të buxhetit të komunës për vitin 2023.
● Propozim Vendimi për shtim të buxhetit dhe kod të ri buxhetor për projektin “Furnizim me mekanizëm bujqësor”.
● Propozim Vendimi për shtim të buxhetit dhe kod të ri buxhetor për projektin “Furnizim me sera”.
● Propozim vendim për kompensimin e anëtarëve të komisionit për koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane në territorin e Komunës së Podujevës.
● Propozim Plani komunal për riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në Komunën e Podujevës 2023-2025. – Raporti nga konsultimi publik.

● Propozim plani i veprimit për integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2023-2026 në Komunën e Podujevës. – Raporti nga konsultimi publik.
● Propozim Vendimi për miratim paraprak për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës – Lokal afariste në qytet rr. “Skënderbeu”.
● Propozim Vendimi për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim sips këtij propozim vendimi.

● Porpozim Vendimi për miratim paraprak për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës – Prona e Palujtshme tokë bujqësore nr.00495-4 Lupç i Poshtëm.
● Propozim Vendimi për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim sips këtij propozim vendimi.

● Porpozim Vendimi për miratim paraprak për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës – Prona e Paluajtshme tokë bujqësore nr.00202-1 Lupç i Poshtëm.
● Propozim Vendimi për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim sips këtij propozim vendimi.

● Propozim Vendimi për miratim paraprak për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër të pronës se palujtshme të Komunës – Prona e Paluajtshme tokë bujqësore nr.00209-0 Lupç i Poshtëm.
● Propozim Vendimi për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim sips këtij propozim vendimi.

● Propozim Vendimi për vënie në konsultim publik – Draft Statuti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare QKMF- Komuna e Podujevës.

Ndërsa tek “Pika të ndryshme” asamblistët iu parashtruan pyetje të ndryshme anëtarëve të ekzekutivit, ku dhe diskutuan për arsim, shëndetësi, kulturë, sport, shërbime publike dhe infrastrukturë.