Skuadra nga Podujeva, KF Llapi dhe ajo nga Gjilani, Drita, do të takohen në finalen e Kupës së Kosovës, shkruan Llapi.info.

Ndeshja do të luhet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” – në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00. Për herë të parë, biletat janë në formë online.

FFK ka publikuar linkun ku mund t’i blini biletat. Duke klikuar KËTU ju mund ta rezervoni atë.

https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/listaEventiPub.do

Tifozët e klubit “FC Drita” janë të vendosur në tribunën Veri (në sektoret V1, V2, V3), ndërsa tifozët e klubit “KF Llapi 1932” janë në tribunën Jug (në sektorët J1, J2, J3).

Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 2 euro, Lindje 3 euro dhe Perëndim 5 euro.

VINI RE!

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Komisioni i bankes është 0.35 euro për gjithë porosinë.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni 300 sekonda deri te gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4.

Biletat janë të personalizuara./Llapi.info