Këtë të diel, shënohet Dita Botërore e Poezisë për nder të kësaj, Klan Kosova u sjell një poezi të Dritëro Agollit:

Këtu s’do jem

Këtu s’do jem, do jem larguar
Në tokë i tretur si të tjerët
Në kafenenë e preferuar
Nuk do me shohin kamerierët
Dhe neper udhët ku kam ecur
S’do ndihet kolla ime e thatë
Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur
Një qiparis si murg i ngratë
Ti do trishtohesh atëherë
Se s’do me kesh në dhomë të gjallë
Dhe kur ne xham të fryje erë
Do qash me erën dalëngadalë
Por kur te jesh mërzitur shumë
Në raft të librave kërkomë
Aty do jem i fshehur unë
Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë
Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do të zbres do të vij pranë teje
Ti si dikur me mall do qeshësh
Si një blerim pas një rrëkeje