Agjencia Kundër Korrupsion(AKK) ka hedhur sot shortin për kontrollimin e prejardhjes së pasurisë së zyrtarëve të lartë të vendit, njofton Llapi.info. Në mesin e zyrtarëve që do t’u kontrollohet pasuria, shorti u ka rënë edhe gjashtë zyrtarëve llapjanë.
Abaz Llugaliu, drejtor i Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, është njëri prej zyrtarëve nga Podujeva që AKK do t’i kontrolloj prejardhjen e pasurisë.
Përveç tij, prejardhja e pasurisë do t’ju kontrollohet edhe pesë këshilltarëve komunal. Fjala është për Ruzhdi Fazliun nga rradhët e LDK-së, Shaban Osmanin, LDK, Flakron Gashin nga rradhët e PDK-së, Islam Krasniqi, PDK dhe Fatmir Rudari, PDK.
Agjencia Kundër Korrupsionit kontrollimin e pasurisë do ta bëjë nga sot deri në fund të këtij viti për të parë se a përshtatet deklarimi i pasurisë së këtyre me pasurinë që ata kanë./Llapi.info
Kliko këtu për të parë listën e plotë të zyrtarëve që do t’ju kontrollohet prejardhja e pasurisë.