KF. “Llapi” ka arritur të mposhtë liderin e deritanishëm të tabelës të Ligës së Parë të Kosovës, KF. “Liria”, në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Ndeshja e cila u zhvillua për pikë në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës, ka përfunduar me rezultat 0 me 2 në favor të ekipit llapjanë.

Golat për ekipin llapjanë i shënuan Getuar Dragusha në minutën e 27-të nga një penallti, dhe Alban Mavriqi në minutën e 73-të.

Pas kësaj ndeshje KF. “Llapi” kalon në vendin e parë të tabelës më 60 pikë, ndërsa, KF. “Liria” mbetet me 58 pikë në pozitën e dytë./Llapi.info