Klubi nga “Zahir Pajaziti”, KF Llapi, ka njfotuar se kryesia e klubit në krye me presidentin Beqir Batatina, ka marrë vendim që në ndeshjen kthyese mes Llapit dhe FK Budućnost Podgorica të ketë çmime për bileta tejet të lira, shkruan Llapi.info.
Në një komunikatë, klubi ka thënë se ky vendim i marrë ka për qëllim që stadiumi “Fadil Vokrri” të jetë i stërmbushur me tifozë shqiptarë.
Komunikata e plotë:
Kryesia e klubit në krye me Presidentin z. Beqir Batatina merr vendim që në ndeshjen kthyese më 14 korrik në Stadiumi “Fadil Vokrri”, KF Llapi-FK Budućnost Podgorica, të ketë bileta me çmime solide vetëm që stadiumi të jetë i stërmbushur ndaj atyre që treguan urrejtje jo vetëm ndaj nesh por ndaj gjithë kombit shqipëtar në ndeshjen e parë të zhvilluar mbrëmë në Podgoricë.
Çmimet e biletave do jenë si në vijim:
Sektori Veri dhe Jug – Çmimi i biletës: 1 Euro
Sektori Lindje – Çmimi i biletës: 2 Euro
Sektori Perëndim – Çmimi i biletës: 3 Euro
Sektori VIP – Çmimi i biletës: 5 Euro
Bileta do ketë mjaftueshëm në pikat kryesore në qytetin e Podujevës, në shesh të qytetit tonë dhe sheshet e Prishtinës, afër Stadiumit “Fadil Vokrri” dhe çdo vend ku ka kërkesa nga tifozët tanë dhe gjithë tifozët e kombit shqipëtar.
BASHKIMI BËNË FUQINË 💪
PËRPARA LLAPI ⚪️🔵