Kf Llapi ka pësuar disfatë nga Trepça 89, në ndeshjen e zhvilluar sot në orën 17:00 në Stadiumin e Flamurtarit.

Golin e parë të ndeshjes e kishin shënuar nga Ekipi i Trepçës 89 në minutën e 12, duke kaluar kështu në epërsi ndaj Kf Llapit.

Pas disa mundësive të mira, në minutën e 30 Zabergja kishte arritur të shënonte gol duke barazuar kështu rezultatin dhe duke ngritur ritmin e lojës.

Por, Ekipi i Trepçes 89 kishte arritur të kalonte në epërsi në minutën e fundit të lojës, kështu edhe duke përfunduar pjesën e parë të lojës me rezultat 2:1.

Në minutën e 60 – të të ndeshjes disa tifozë llapjanë ishin future në fushë duke shkaktuar kështu edhe ndërprerjen e ndeshjes, por ajo kishte vazhduar prapë.

Pavarësisht disa mundësive që kishte Kf Llapi, nuk arriti të ndryshonte rezultatin dhe ndeshja kishte përfunduar me rezultat të njëjtë siç edhe ishte në mbetur në pjesën e parë të ndeshjes./Llapi.info