Ndeshja në mes të Kf Llapit dhe Trepçës 89 pritet të zhvillohet sot në orën 17:00 në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë.

Në një postim në rrjetin social facebook, Drejtori i Kf Llapit, Nexhat Dumnica, ka shkruar se pa dashur të hyjë në detaje se a i plotëson kushtet fusha në Merdarë, ka kërkuar përkrahjen e të gjithë llapjnaëve duke i ftuar ata që të marrin pjesë masovikisht në stadiumin e Flamurtarit./Llapi.info

Dumnica në facebook ka shkruar:

Të Nderuar Dashamirë të Fc Llapi – t

Pa dashtë me hi në detale rrethë fushës në Merdare a i plotsonë kushtet apo jo !!

FC LLAPI është i detyruar që këtë ndeshje ta zhvilloj si vendasë me Trepçën 89 në Stadiumin e Flamurtarit, prandaj dashamirë dhe simpatizant të Llapit si gjithnjë që na keni përkrahë ju lus dhe ju ftoj që masovikisht të na përkrahni në stadiumin e Flamurtarit, ndihma juaj është determinuese për rezultatet e FC Llapi-t prandaj të mobilizohemi siq dimë ne Llapianët.

Nexhat Dumnica